NDODHI DHE KJO/ Avokati proteston në mënyrë të pazakontë, çon katër gomerë para Kuvendit të Kosovës: Ja kush po na udhëheq! (PAMJE)
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë tentativën e 41-të me radhë për konstituim. Para fillimit të kësaj seance, avokati Arianit Koci ka protestuar sërish. Koci kësaj radhe ka vendosur që protestën e tij ta bëjë në një mënyrë të re dhe të veçantë.
Avokati ka çuar para Kuvendit 4 gomerë. Ai theksoi se i ka marrë me simbolike për të treguar se kush po i udhëheq.
"Të njëjtit po mendojnë që na jemi gomar. Protesta është e qetë. Po i kërkoj falje këtyre gomarëve që kanë marrë rrugë nga Istogu deri këtu”, tha Koci.
Koci u shpreh se për situatën poliktike në vend fajtorë është kryeminsitri Albin Kurti. Ai gjithashtu pati pakënaësi edhe për partitë e tjera.
“Nuk po du me qenë faktor që i thellon ndasitë, por dua të jem faktor i unitetit. Kam vërejtje të madhe edhe për PDK, LDK, AAK e Nisma, sepse po sillen sikur me qenë qyqana”, tha Koci.
Ai tha se nuk po e kupton policinë që po shqetësohen nga katër gomarë e nuk po shqetësohen nga gomarët brenda.


