BSH ul normën bazë të interesit, Muço: Edhe pse i ulët ka ndikim pozitiv tek ata që kanë kredi në lekë
Duke nisur nga 1 korriku fillon zbatimi i vendimit të Bankës së Shqipërisë për kufizimin e kredive që japin bankat ndaj kredive për shtëpi.
Thënë thjesht, me këtë vendim qytetarët nuk do të marrin më kredi pa limit. Për të gjithë qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë do të jepet një shumë sa 85% e vlerës së banesës.
Ndërsa për ata qytetarë të cilët duan të marrin kredi në valutë do të jepet sa 75% e vlerës totale. Ndërkaq, Banka e Shqipërisë njoftoi gjithashtu edhe uljen e normës bazë të interesit.
Për të kuptuar më shumë mbi këto vendime të Bankës së Shqipërisë, eksperti i Ekonomisë Klofdian Muço në një intervistë për “Ora News” u shpreh se edhe pse e vogël, kjo ulje ka ndikim pozitiv tek ata që kanë kredi në lekë
“Ulja e normës bazë të interesit poatjetër që ndikon tek të gjithë ata persona që kanë marrë një kredi për një shtëpi dhe kanë norma variable të kredive për të gjithë ata që kanë marrë kredi në lekë, por edhe për ata që do të marrin në të ardhmen kredi, sidomos pjesa e biznesit.
Kështu edhe pse është një ulje minimale gjithsesi ka impaktin e saj në pjesën e uljes së kostos së parasë dhe që lexohet pozitivisht për të gjithë ata që e kanë një kredi apo edhe për ata që në të ardhmen do të duan të marrin një kredi në monedhën vendase.
Ndërhyrja e BSH-së në normën bazë të interesit pas ndërhyrjes së BQE-së, kështu që është në koherencë me politikat monetare evropiane”, u shpreh ndër të tjera Muço.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E EKONOMISË KLODIAN MUÇO
