Marrëveshja me Italinë për pensionet/ Aliaj shpjegon gjithçka që duhet të dini: Ja ku duhet të trokisni
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", Beskida Aliaj, anëtare e sindikatës për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve në Itali, sqaroi procedurat që duhet të ndjekin qytetarët për të përfituar pensionin, si dhe theksoi rëndësinë e ndërmjetësimit për të shmangur gabimet që mund të çojnë në refuzim.
"Qytetari duhet ti drejtohet një nga tre institucionet, zyrtarisht janë 2 që është INPS në Itali dhe ISSH në Shqipëri, por ndërmjetësa janë edhe patronatët, pra institucioni jonë dhe qytetari ka lirshmërinë të zgjedhi mes tyre se ku do të trokasë për të gjetur zgjidhje për problematikën e vetë.
Edhe ne si ndërmjetës i drejtohemi INPS-it dhe ISSH sepse kemi marrëveshje bilaterale me të dyja institucione dhe kërkesa bëheet tek ne dhe ne ja depoziojmë këtë kërkesë INPS-it ose ISHS.
Qytetari mund ti drejtohet në Itali INPS-it ose Patronato Inas Cisl-it fizikisht dhe në qoftese qytetari ndodhet në Shqipëri na drejtohet ne ose ISSH-s fizikisht.
Aktualisht është fizikisht por po përgatitet dhe plaforma që të bëhet kërkesa online.
Nuk do e sugjeroja në mënyrë të pavarur sepse ndoshta dhe nuk di ta bëj zgjedhjen siç duhet dhe me një gabim të vogël mund të përfundoj ndoshta dhe me një refuzim pensioni.
Pranë institucioneve do të ndihen më të sigurt sepse janë profesionistët që ofrojnë shërbimin", u shpreh Aliaj.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:
