Zbulohen 195 bimë n*rkotike në Tepelenë, nisin hetimet për kryetarin e fshatit
Policia e Tepelenës ka zbulur 195 bimë narkotike të dyshuara kanabis në fshatrata Mamaj dhe Progonat.
Për pasojë është proceduar penalisht kryetari i fshatit Mamaj.
Njoftimi i policisë
Tepelenë/Vijon plani operacional policor antidrogë, i koduar “Koordinata”.
Gjenden në territoret e fshatrave Mamaj dhe Progonat, si dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 195 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Procedohet penalisht, për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Mamaj.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të
Policisë Gjirokastër dhe ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë gjetën 195 bimë të tjera të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:
-në njësinë administrative Qëndër, në fshatin Mamaj, u gjetën 149 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, për kryetarin e këtij fshati, shtetasin M. Z.;
-në njësinë administrative Kurvelesh, në fshatin Progonat, u gjetën 46 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.
