Makina aksidenton këmbësorin që po kalonte te vijat e bardha në Fier, i lënduari dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2025, 11:41
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Kastriot Muço” në Fier, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte në vijat e bardha.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e mjetit nuk ka arritur të frenojë në kohë, duke sjellë përplasjen e këmbësorit, i cili ka mbetur i plagosur.
I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk raportohet për rrezik për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
