EMRAT/ U kapën në flagrancë në parcelën me k*nabis, arrestohen dy vëllezrit në Roskovec
Në një zonë të izoluar të quajtur “Toka e zezë” në Roskovec, dy vëllezërit, Endri Ajdini dhe Igli Ajdini, janë kapur në flagrancë duke kultivuar 65 bimë të dyshuara si kanabis. Të rinjtë, banues në zonë, kishin zgjedhur një vend të fshehur për të mbjellë bimët narkotike, të cilat më pas janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
Ngjarja është bërë e ditur pas një kontrolli të befasishëm në terren, ndërsa materialet për këtë rast janë referuar për ndjekje të mëtejshme ligjore. Hetimet pritet të zbulojnë nëse dy vëllezërit vepronin të vetëm apo ishin pjesë e një rrjeti më të gjerë.
Njoftimi:
Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër).
Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.
Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur "Toka e zezë", ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
