Nuk do të jetë më në Kuvend/ Gogu: Kapitull i mrekullueshëm, ja këshilla për deputetët e rinj
Përmes një interviste në Ora News, Toni Gogu deputeti i PS-së tha se puna e tij këto 4 vite në kuvend ka qe një kapitull i mrekullueshëm.
Ai shtoi se Shqipëri ka bërë një udhëtim fantastik në raport me integrimin evropian dhe këtë e thonë të gjithë treguesit dhe të gjitha raportet,
Gogu: Qe një kapitull i mrekullueshëm i jetës time parlamentare. E kam nisur me komisionin parlamentar hetimor për zgjedhjet e vitit 2021. Ishte një kërkesë e opozitës dhe ne kishim një seriozitet, pasi e kemi vuajtur vetë me “hap kutitë ose largohu”.
Shqipëri ka bërë një udhëtim fantastik në raport me integrimin evropian dhe këtë e thonë të gjithë treguesit dhe të gjitha raportet, ku përshkruhemi si një vend pararojë të Ballkanit Perëndimor. PS-ja ka bërë një fitore spektakolare me 83 deputetë. Një nga mësimet që kemi nxjerrë është se kur je më i ofertë dhe të jesh më i përulur dhe pse ke ardhur. Misioni i Shqipërisë duhet të jetë integrimi i vendit dhe deputetët të jetë të pranishëm në seanca plenare dhe në terren.
