240 mijë dollarë nga karta e Adrian Shatkut, Kryemadhi: Ky s’është detaj i ri në hetimet. Blushi po e dezinformon Metën

Në seancën e fundit të Kuvendit, Monika Kryemadhi u përball dhe me të dhënat e reja nga SPAK.

E pyetur nga gazetarët mbi shpenzimet prej 240 mijë dollarë nga karta e Adrian Shatkut shprehet se ky nuk është detaj i ri në hetime dhe se me biznesmenin ka marrëdhënie familjare

Sa i përket qëndrimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta akuzon se përgjegjëse për shpenzimet është Kryemadhi, shton se është Sekretari i Përgjithshëm i PL-së që po e dezinformon në burg.

Madje Kryemadhi thotë se Meta në qeli është i burgosur politik dhe se Blushi e ka rrethuar.

Megjithatë nga shtatori Kryemadhi nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit, por ajo sqaron se do të ketë të tjera projekte ku do të angazhohet.