Zjarri në landillin e Elbasanit, Tabaku: Kuvendi të mbajë përgjegjësi për kontratat korruptive!
Që në nisjen e seancës parlamentre, e fundit për këtë legjislacion, opozita ka ngritur zërin për zjarrin në landfillin e Elbasanit, e cila për shkak të djegies së kodrave me mbetje ka rrezikuar jetën e banorëve pas çlirimit të tymit toksik.
Pas kligjvënëses demokrate, Zheni Gjergji, ishte kolegia e saj Jorida Tabaku, e cila kërkoi përgjegjësi nga Kuvendi, Ministri i Financave dhe instancat e përfshira, në lidhje me inceneratorët që nuk funksionojnë, si dhe pagesat që vijojnë të kryehen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
"Kërkoj një debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan. E nevojshme që hetimi për 430 mln eurosh korruptiv i incenetarorëve, të vijojë diskutimin, duke qenë se çështja nuk është mbyllur. Asnjë nga inceneratorët nuk punon dhe Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi, Ministri i Financave duhet të japë llogari përse vijon të paguajë para për inceneratorët", u shpreh Tabaku.
VIDEO - NDIQNI PUNIMET E SOTME TË KUVENDIT NË SEANCËN E FUNDIT TË KËSAJ LEGJISLATURE
