TYMI NË ELBASAN, FLAKË NË KUVEND/ Nis me debate seanca e fundit plenare, mungojnë Rama e Berisha (VIDEO-LIVE)
Ka nisur me debat seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë në Kuvend.
Në nisje të seancës parlamentare, deputetja e Partisë Demokratike e qarkut të Elbasanit ka kërkuar të diskutojnë për katastrofën mjedisore që po ndodh në landfillin e Elbasanit, ku po digjen prej tre ditësh mbetjet së bashku me inceneratorin.
"Mora fjalën për të ngritur një problem shumë alarmant që po ndodh në Elbasan. Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan është një alarm i për gjendjen dramatike të mjedisit që vjen sipasojë e dështimit spektakolar të inceneratorit, një investim prej 27 milionë eurosh që nuk ka funksionuar asnjëherë siç duhet..." - (ndërpritet nga Spiropali fjala)
Por deputetja e opozitës është ndërprerë nga kryeparlamentarja Spiropali duke i fikur mikrofonin me argumentin se kjo çështje nuk është në rendin e ditës.
Ndersa deputeti tjeter demokrat, Qani Xhafa, deklaroi në Kuvend se flakët janë të qëllimshme dhe synojnë zhdukjen e provave pas hetimeve të Prokurorisë.
Ai paralajmëroi për një masakër mjedisore në këtë zonë. Xhafa i bëri thirrje qeverisë të ndërhyjë urgjentisht dhe të zhvendosë vendgrumbullimin e mbetjeve.
Qani Xhafa: "I është vënë zjarri fushës së mbetjeve në Elbasan, pas hetimeve të Prokurorisë. Zjarri është i qëllimshëm, është vënë zjarri për të zhdukur provat. E kam thënë se në Elbasan do ketë masakër mjedisore. I bëj thirrje qeverisë, që fusha e mbetjeve të bllokohet dhe të gjendet vend tjetër për këto mbetje urbane".
RENDI I DITES
Në seancën e sotme në rend dite është janë një sërë projektligjesh për të diskutuar. Në rendin e ditës së sotme është raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.
Projektligjet e tjera që janë parashikuar të miratohet janë ai për investimet e huaja, për rezervat materiale të shtetit, për markat tregtare, për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë, për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, si dhe ai për pushtetet dhe autoritetet e komandimit të Forcave të Armatosura.
VIDEO - NDIQNI PUNIMET E SOTME TË KUVENDIT NË SEANCËN E FUNDIT TË KËSAJ LEGJISLATURE

