Bujqësia/ "Bashkitë të legalizojnë strukturat prodhuese", Rama: Është një problem që ka implikime të rënda
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
Ai tha se brenda gushtit do të përcillen procedurat e lokalizimeve. Gjithashtu Rama u kërkoi bashkive të legalizojnë të gjitha strukturat prodhuese në zonat rurale.
Sipas tij, legalizimi i strukturave prodhuese është problem një pjesë dhe është një problem që ka implikime të rënda, sepse thotë se bën të pamundur aksesin në kredimarrje, në fondet e mbështetjes, qoftë nga financimet evropiane apo ato të brendshëm.
"Legalizim të strukturave prodhuese, që është problem një pjesë dhe është një problem që ka implikime të rënda, sepse bën të pamundur aksesin në kredi marrje, në fondet e mbështetjes, qoftë nga financimet evropiane apo ato të brendshëm, bën të pamundur aksesin në të gjithë ato instrumente, pa të cilat është e vështirë për ta mbajtur në këmbë sipërmarrjen.
Ne mund të dalim me një vendim dhe t’i kërkojmë kadastrës, që në bashkëpunim, ose më saktë ti kërkojmë bashkive që të bëjnë legalizimet e menjëhershëm të të gjitha strukturave prodhuese në hapësirat rurale, ia vlente ky diskutim.
Duhet ta marrim menjëherë përsipër dhe duhet tua përcjellim strukturave vendore domosdoshmërinë që brenda muajit gusht që të përcjellin ën Kadastrës të gjitha procedurat.
Që ngas tallat deri të strukturat e përpunimit dhe kështu me radhë”, tha Rama.
