Çmenduri totale për fanellën e re të Lamine Yamal me numrin 10: Është trashëgimtari i Messit

Barcelona ka prezantuar zyrtarisht fanellën e re për sezonin 2025-26 dhe reagimi i tifozëve nuk ka vonuar.

Me një dizajn inovativ që rikthen vijat vertikale tradicionale kuqekaltër, uniforma e re ka krijuar radhë të gjata në dyqanet zyrtare të klubit, ku protagonisti absolut ka qenë Lamine Yamal.

Fanella më e kërkuar ka qenë ajo me numrin 10 në shpinë, që shumica e tifozëve ia atribuojnë talentit të jashtëzakonshëm të akademisë.

“Lamine është trashëgimtari i Messit dhe e meriton numrin 10,” shprehet një tifoz katalanas, duke reflektuar entuziazmin e përgjithshëm.

Edhe pse nuk është bërë ende zyrtare, është një “sekret publik” se Yamal do të marrë fanellën ikonike këtë sezon.

Një tjetër tifoz i cili e bleu fanellën në ditën e parë të shitjes u shpreh: “Gjatë gjithë javës ka dërguar sinjale se do të marrë numrin 10.

Nuk doja ta humbisja rastin të isha ndër të parët që e merr këtë fanellë.” Sipas raportimeve, kjo është fanella më e shitur në ditën e parë të lançimit.

Përveç Yamalit, edhe vetë dizajni i fanellës ka marrë shumë lavdërime. “Ngjyrat, efektet e përziera, kthimi te tradita… është një çmenduri.

Të jep emocione dhe e bën të pamundur të mos presësh me padurim sezonin e ri,” komentoi një tjetër tifoz nga dera e dyqanit. Barça është gati për një sezon të ri, me një fanellë që tashmë ka fituar zemrat e publikut.