Vlorë/ Ndezi zjarr në një grumbull mbetjesh urbane në Jalli të Nartës, arrestohet 38-vjeçari (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2025, 16:29
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, në një grumbull mbetjesh urbane, në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, dhe arrestohet një 38-vjeçar.
Përveç zjarrvënies së qëllimtë, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth, u rrezikua edhe zona e mbrojtur e pyllit të Sodës.
Policia e Vlorës identifikoi dhe kapi në flagrancë autorin e zjarrvënies, shtetasin Eduart Islamaj.
