“PLUMBI I ARTË” NË GJKKO/ Avokatët e të akuzuarve përplasen me prokurorët e SPAK për deklaratat të penduarve

Në procesin e “Plumbit të Artë”, ku bashkëpunëtorë janë Nuredin Dumani, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase u zhvillua debat sa i takon marrjes së 6 akteve hetimore që kanë të bëjnë me dëshmi të Alibej para prokurorëve.

DEBATET

Prokuroria Doloreza Musabelliu: Këto janë provat që kemi sjell në gjykatë. Sa i takon marrëveshjes, ne e kemi në dosje. Nuk mund të vihet në diskutim statusi i bashkëpunëtorit. 29 Qershor 2023 është lidhur marrëveshja. Organi që ia heq statusin është vetëm Organi i akuzës.

Aldo Shkëmbi, avokat: Ne jemi në gjykim të zakonshëm. Kërkesa jonë ka bazë ligjore. Nuk mund të na thuhet se sjellim ccfarë të duam.

Prokurori Behar Dibra: Këto janë kërkesa te përsëritura. Kur morëm në pyetje Erjon Alibejn nuk u parashtrua kërkesa. Pyetjet duhet të bëhen mbi ato se ccfarë ka dhënë në seancë.

Xhuljan Hoxha: Nëse jemi për të vërtetën, duhet të jemi për të vërtetën dhe jo për trillime.

Avokati Henrik Ligori: Ne duhet të kemi të plota deklarimet që ka edhe prokurori. Kjo është e pandershme. Nëse ka deklarime ato do duhet t’i kenë edhe palët në dispozicion.

Avokat Përparim Kollulli: Nëse përmendet emri i klientit tim unë dua të ndihem me to.

Pas këtyre diskutimeve Gjykata e Posaçme ka urdhëruar prokurorinë që t’i vendosë në dispozicion deklarimet e Erjon Alibejt gjatë vitit 2022.

Më pas avokati Sokol Hazizaj i kërkon gjykatës që në momentin kur të pyetet Erion Alibej të largohet Nuredin Dumani nga seanca.

Por kjo kërkesë gjeti kundërshti nga prokuroria dhe nga vetë Dumani. Gjykata vendosi që gjatë dëshmisë së Erjon Alibejt, Nuredin Dumani mund të qëndrojë në sallë.