Babai pë*dhunoi të bijën/ Bashkia e Fierit në ndihmë të nënës së shtatë fëmijëve: Bonus qiraje dhe vend pune!

Bashkia Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të ndodhur në Sheqishtë të Patosit.

Mësohet se është ofruar ndihmë e menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra.

Po ashtu, nëna e shtatë fëmijëve, Juela Meta do të ketë mundësinë të zgjedhë një banesë dhe qiranë do e paguajë bashkia.

Plus sa më sipër, ajo do punësohet në një nga ndërmarrjet e bashkisë.

Rasti tronditës u raportua mëngjesin e sotëm, 1 korrik.

Policia ka vënë në pranga 36 vjeçarin Z.M, pasi ky i fundit, siç ka pranuar edhe vetë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 12 vjeçare.

Nëna e të miturës nuk kishte pasur asnjë dijeni, ndërsa raportohet se është shprehur që “i shoqi i saj të kalbet në burg”.