Fenomeni “Derecho” transferohet nga SHBA në Evropë

Fenomeni “Derecho” një stuhi shumë e fuqishme që sjell shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta po shihet gjithnjë e më shpesh në Evropë, gjë e cila konsiderohet e pazakontë.

Në studimin e bërë nga AFP shtohet se këto stuhi janë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, sidomos në veriperëndim, por me ndryshimet klimatike situate ka ndryshuar.

Por si funksionojnë ato dhe çfarë i bën të dallojnë nga tornadot.

Mënyra e lëvizjes dhe fakti që mund të ecin në një gjatësi mbi 100 kilometra i bën ato të zgjasin më shumë se sa një tornado duke shkaktuar dëme të ngjashme me këtë të fundit, por në një zonë gjeografikisht më të gjerë dhe më të gjatë.

Fenomeni, sipas AFP, ndodh kur erërat e forta lëvizin në mënyrë lineare përmes një fronti të madh, duke shkaktuar dëme të ngjashme me ato të tornadove, por në një zonë më të gjerë dhe më të gjatë.

Emri "Derecho" vjen nga fjala spanjolle që do të thotë "drejt" ose "i drejtpërdrejtë", dhe u përdor  për herë të parë për këto stuhi nga Gustavus Hinrichs në 1888.

Sipas studimeve të fundit të shkencëtarëve ngrohja globale po i ndryshon modelet e motit dhe mund të rrisë intensitetin dhe frekuencën e stuhive të tilla.