Ndërpriten fluturimet në SHBA/ Udhëtarët amerikanë përballen me kaos udhëtimi përpara festës së 4 Korrikut

Në prag të fundjavës festive të 4 Korrikut  Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve miliona udhëtarë në Bregun Lindor u përballën me vonesa dhe anulime masive fluturimesh për shkak të motit të keq që goditi zonën këtë të hënë.

Stuhitë dhe një front i ftohtë që përshkoi Bregun Lindor sollën ndërprerje të fluturimeve në katër nga aeroportet kryesore, “John F. Kennedy” në Nju Jork, në Filadelfia dhe në Aeroportin Kombëtar “Ronald Reagan” në Uashington,  raportoi media prestigjioze “Daily Mail”.

Ndërsa në aeroportin “LaGuardia”, mbi një e treta e fluturimeve u vonuan, ndërsa më tej u pezulluan pas orës 17:00.

“Meteorologët paralajmëruan se stuhitë do të vazhdojnë të martën dhe të mërkurën, duke vazhduar ndërprerje të udhëtimeve, duke bërë që udhëtarët që fluturojnë drejt, nga ose përmes kësaj zone mund të përballen me vonesa dhe anulime  ndërsa stuhitë vazhdojnë,” tha një ekspert nga “AccuWeather”.

Rreth 60 milionë pasagjerë kalojnë çdo vit përmes aeroportit JFK, dhe një ndalim i tillë total para festës së 4 Korrikut përbën një goditje të madhe për trafikun ajror në zonën e Nju Jorkut.

Sipas të dhënave të “FlightAware”, në total janë anuluar mbi 600 fluturime dhe rreth 1.900 të tjera janë vonuar, një situatë kaotike në njërën nga fundjavat më të ngarkuara të vitit për udhëtimet në SHBA.