Abuzonte në emrin e tij dhe Kate Middleton, Princi William shkëput marrëdhëniet me donatoren “mashtruese”
Princi William shkëput marrëdhëniet me një donatore që dyshohet se abuzonte në emrin e tij dhe Kate Middleton në përfitim të ardhurash.
Gjithçka u zbulua pas publikimit të një skandali përmes publikimit të një emaili privat dhe konfidencial të dërguar nga Fondacioni Mondejar, ku Minerva Mondejar Steiner u ofronte anëtarëve të grupit elitar “A Small World” mundësia për të marrë pjesë në ndeshjen bamirëse të plotë më 11 korrik në Windsor, duke përfshirë një “audiencë private” me Princin William dhe Princeshën Kate. Në këmbim ata do tw paguanin një shumë prej rreth 27,362 dollarësh.
Opsionet e pjesëmarrjes përfshinin tre nivele, në varësi të shumës që paguaje si donacion.
8,208 dollarë: hyrje për një person në event.
27,362 dollarë: hyrje në event dhe takim privat me Princin William dhe Princeshën Catherine.
68,406 dollarë: dy bileta me akses të plotë dhe reklamë dyfaqëshe në revistën që do të shpërndahej gjatë eventit.
Organizatorët e ndeshjes sqaruan se nuk kishin asnjë marrëdhënie me Fondacionin Mondejar dhe se po anulojnë marrëveshjen e sponsorizimit me Galerinë Mondejar.
Edhe Ekipi bamirës i Princit William deklaroi se nuk ishte në dijeni të këtij fondacioni apo përpjekjeve të tij për të mbledhur donacione në këmbim të aksesit te çifti mbretëror.
Kjo ndeshje bamirëse është një nga ngjarjet më të profilizuara të verës dhe ka mbledhur mbi 17 milionë dollarë ndër vite për kauzat që çifti mbështet. Në korrikun e vitit 2024, Princi William mori pjesë vetëm, pasi Kate ishte tërhequr nga angazhimet publike për shkak të trajtimit të saj kundër kancerit.
Pjesëmarrja e fundit e Kate Middleton në këtë event ishte në korrik 2023, ku çifti shkëmbeu edhe një puthje publike pasi ekipi i William fitoi ndeshjen.
Pas publikimit të akuzave, organizatorët e ndeshjes vepruan menjëherë për të ndërprerë çdo bashkëpunim me Galerinë Mondejar

