Do përballet me Realin, shpërblim i majmë për Juventusin nëse kualifikohet në çerekfinale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2025, 21:43
John Elkann zbret në fushë.
Dhe e bën këtë për të motivuar futbollistët e Juventusit, që të shkojnë sa më larg të jetë e mundur gjatë Kupës së Botës për Klube.
Sipas “Tuttosport”, pronari i bardhezinjve ka premtuar shpërblim në rast të kalimit të turit (1/8 finale) kundër Real Madridit.
Një bonus prej një milion eurosh, ose e thënë ndryshe rreth 30 mijë euro për kokë.
Shumë joshëse, që ndoshta mund të rritet nëse arrihet kalimi në çerekfinale, me synim gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube.
