Ardian Ismajli mbetet në Serie A, zbulohen detajet e kontratës me ekipin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2025, 18:47
Ardian Ismajli do të mbetet në Serie A.
Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur të kalojë te Torino ku do të firmosë deri në vitin 2028.
Sot vendosi të njoftojë zyrtarisht largimin nga Empoli ku luante prej vitit 2025.
Ismajli do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon te Torino.
28-vjeçari kishte edhe oferta të tjera jashtë, por vendosi të mbetet në elitën e futbollit italian.
Në edicionin e kaluar ishte ndër mbrojtësit e qendrës që bëri më mirë.
