Allegri i jep ultimatum Milanit: Ky lojtar nuk largohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2025, 16:30
“Saelemaekers do të qëndrojë me mua te Milani”.
Këto janë fjalët që trajneri i ri i Milanit, Max Allegri, thuhet se përdori kur foli për lojtarin belg Alexis Saelemaekers.
26-vjeçari është rikthyer te kuqezinjtë pas huazimit të tij te Roma sezonin e kaluar.
Sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”, trajneri Allegri e konsideron belgun si pjesë e rëndësishme e skuadrës së re që do të ndërtojë.
Saelemaekers ka luajtur edhe më parë me Milan, por dy sezonet e fundit ka qenë huazuar, fillimisht te Bologna dhe më pas te Roma.
Me fanellën kuqezi, belgu ka realizuar 10 gola në 141 ndeshje zyrtare.
