Qershori mbaroi, bashkia e Tiranës lë pa KEMP qytetarët: Na hakuan sistemin!
Ndërkohë që institucionet heshtin, qytetarët janë të detyruar të sorollaten nga një zyrë në tjetrën, pa marrë asnjë përgjigje dhe pa mundur të mbulojnë nevojat bazë të përditshmërisë: ushqim, ilaçe dhe shpenzime të tjera jetike.
Denoncimi i parë:
Përshëndetje JOQ! Po ju shkruaj për të denoncuar një problem serioz që po prek shumë persona me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.
Pagesat mujore të kempeve (ndihma financiare për personat me aftësi të kufizuara) janë vonuar, dhe si arsye është dhënë një sulm kibernetik ndaj sistemit të bashkisë. Megjithatë, nuk ka transparencë, nuk jepet një afat se kur do kryhet pagesa, dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Shumë familje mbështeten vetëm në këtë ndihmë për të përballuar shpenzimet e jetesës. Vonimi i saj sjell pasoja të drejtpërdrejta në ushqim, ilaçe dhe mirëqenie.
Kërkojmë reagim dhe përgjegjësi nga institucionet! Ju lutem bëjeni publike që zëri i këtyre njerëzve të dëgjohet. Faleminderit!
Denoncimi i dytë:
Pershendetje! Jam Nene e vetme (me ka vdekur burri) me la me dy femije. Nje djali 10 vjec dhe vajza 8 vjec eshte me AK. Jetoj ne Tirane. Shkova sot ne posta ne Tirane dhe nuk kishin kaluar kempet e muajit qershor.
Shkova dhe ne posta qender per te pare per bursat dhe thane qe do kaloje gjysma e busses se shkolles ne gusht. Ne 2006 ne kohen e Sales une merrja burse studenti 80 mije ne muaj dhe mbrenda qershorit i kalonin ne llogari. Keta dhe pas 20 vite ne 2025 me burse me te njejten vlere dhe kane kaluar vetem gjysmat.
