Ligji i ri për pallatet/ Çdo familje do të jetë bashkëpronar me letra, e hapësirës publike

Ne parlament eshte miratuar një projektligj të ri për administrimin e bashkëpronësisë në banesat kolektive, që synon të rregullojë mënyrën si menaxhohen hapësirat e përbashkëta dhe si zgjidhen mosmarrëveshjet mes banorëve.

Ministri Arbjan Mazniku tha se ligji prek jetën e 40% të qytetarëve dhe detyron bashkitë të mbajnë një “libër të bashkëpronësisë” për çdo objekt.

Qeveria ka miratuar një projektligj të ri për administrimin e bashkëpronësisë në banesat kolektive, i cili pritet të sjellë rregulla më të qarta për mënyrën si menaxhohen hapësirat e përbashkëta dhe si zgjidhen konfliktet mes banorëve.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, e prezantoi draftin në Komisionin për Ekonomi në dhe Financat, duke theksuar se ky ligj prek drejtpërdrejt jetën e 40% të qytetarëve që banojnë në ndërtesa kolektive dhe aty perfshihen 43 mije te tilla.

Ligji i ri detyron bashkitë të krijojnë një “libër të bashkëpronësisë” për çdo objekt, ku do të pasqyrohen qartë hapësirat e përbashkëta, organet e administrimit dhe detyrimet për çdo banor.

Projektligji, sipas Maznikut sjell risi edhe në mirëmbajtje, përfshirë ndarjen e fondit rezervë sipas kategorive të shpenzimeve, si dhe krijimin e një komisioni administrativ në çdo bashki për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve deri në vlerën 800 mijë lekë.

Drafti është ndërtuar mbi modele të vendeve si Italia, Franca, Gjermania, Kroacia dhe Sllovenia, të cilat kanë një traditë të gjatë në menaxhimin e bashkëpronësisë tha perfaqesuesi i qeverise Arbjan Mazniku.