Tola: Rritja e pagave në sektorin e turizmit është më shumë artificiale sesa reale

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", eksperti i ekonomisë Igli Tola theksoi se mungesa e burimeve njerëzore po prek ndjeshëm sektorët kyç të ekonomisë shqiptare, veçanërisht turizmin.

" Së pari duhet të kuptojmë faktin që burimet njerëzore apo kapitali human mbetet një sfidë për ekonominë shqiptare.

Një serë sektorësh në vend prej kohësh po japin sinjale të alarmit përsa i përket mungesës së stafit, e cila ndikon në produktivitet, në vlerën e shtuar që kontribuojnë në ekonomi.

Përsa i përket sektorit turistik i cili prej disa vitesh po kontribon gjerësisht dhe peshën që po jep në GDP shqiptare është shumë më e lartë, duket që ky sektor po preket nga problematikat e lidhura me burimet njerëzore. Problematika të cilat prej kohësh i kemi analizuar duke përmendur largimin masiv i krahut të punës si fillim. 

Flasim për pozicionin që lidhen me shërbimet nëpër sektorë si hoteleri, restorante etj. Rritja e pagave normalisht është diçka pozitive, por nëse shohim gjerësisht duket më shumë rritje artificiale", u shpreh Tola.