GARANTONI PUSHUESIT! Proda porosi policëve në Sarandë: Jo kontrolle të kota, silluni me etikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2025, 13:56
Kreu i Policisë Ilir Proda ka zhvilluar një takim me strukturat e rendit në Sarandë ku ka kërkuar angazhim të plotë në këtë sezon turistik.
Në krah të drejtuesve të bluve theksin e vuri te mbrojtja e të drejtave të pushuese, por edhe të sigurisë në det
Proda kërkoi ndëshkimin e subjekteve që shkaktojnë zhurmat përtej orarit ligjor, por po ashtu shtoi se policia duhet të punojë për të lehtësuar trafikun, por jo përmes kontrolleve të pajustifikuara.
Proda apeloi që të shihen të gjitha mundësitë për të lehtësuar lëvizjet në kufi, por mbi të gjitha dha një porosi.
