Bombardimi i centralit bërthamor të Iranit, Pentagoni publikon momentin e sulmit nga SHBA (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2025, 17:58
Pentagoni ka publikuar pamje të sulmit amerikan ndaj centralit bërthamor Fordow të Iranit.
Sulmi ndodhi natën e 21-22 qershorit. Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine, dolën para shtypit për të treguar videon.
Në këto pamje shfaqet ndikimi i njërës prej gjashtë bombave “shkatërruese të bunkerëve” të hedhura dhe shpërthimin e madh që pasoi.