Linja më e gjatë hekurudhore në botë nis punën: Treni nga Pheniani mbërrin në Moskë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2025, 15:32
Një tren pasagjerësh që niset nga Pheniani ka mbërritur në Moskë, duke shënuar rihapjen e linjës hekurudhore më të gjatë direkte në botë midis kryeqyteteve të Koresë së Veriut dhe Rusisë, pas një pezullimi pesëvjeçar për shkak të pandemisë Covid-19.
Treni u nis nga Pheniani më 17 qershor dhe iu deshën tetë ditë për të mbërritur në stacionin Yaroslavl në Moskë, raporton RIA Novosti.
Linja hekurudhore midis dy kryeqyteteve është pezulluar që nga shkurti i vitit 2020. Rruga Phenian-Moskë, me gjatësi mbi 10.000 kilometra, njihet si linja hekurudhore më e gjatë direkte në botë.
Trenat do të qarkullojnë dy herë në muaj dhe biletat do të jenë në shitje rreth 60 ditë para nisjes, sipas agjencisë.
