CIA: Programi bërthamor i Iranit u dëmtua rëndë nga sulmet amerikane

CIA ka siguruar një sërë provash të besueshme që tregojnë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë nga sulmet e fundit të synuara, theksoi drejtori i agjencisë, John Ratcliffe.

”Sipas informacionit të ri, nga një burim i besueshëm”, thuhet në një deklaratë, ”disa objekte të mëdha bërthamore iraniane janë shkatërruar dhe do të duhet të rindërtohen gjatë viteve”.

Agjencia deklaroi se ajo rreth 24 orë pas sulmeve, zbuloi se bombardimet amerikane me shumë gjasa e kanë ngadalësuar aftësinë e Iranit për të prodhuar një armë bërthamore vetëm me disa muaj.

Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë këtë vlerësim, duke e quajtur “të gabuar”.

Presidenti Donald Trump tha se sulmet, krahasuar me ato të Hiroshimës dhe Nagasakit, e kishin “shkatërruar plotësisht” aftësinë e Iranit.