Rriten investimet e huaja/ Turqia në vend të parë, por dyfishohen nga Holanda

Investimet e huaja kanë shënuar rritje edhe në vitin 2025.

Turqia qëndron në vend të parë, por Holanda ka dyfishuar financimet në Shqipëri.

sektorët më të preferuar janë pasuritë e paluajtshme dhe turizmi, ndërsa shtesë u shënua edhe në industri.

Në tre muajt e parë të këtij viti është shënuar sërisht një rritje e investimeve të huaja, me 362 milionë euro, 8 milionë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Turqia vijon të jetë në krye  50 milionë euro edhe pse në rënie.

Ndërkohë surpriza vjen nga Hollanda e cila pothuajse ka dyfishuar investimet nga 25 në 49 milionë euro.

Italia mban vendin e tretë me 46 milionë euro, duke ruajtur një prani të qëndrueshme.

Ritje e investimeve vërehet edhe nga Kosova, e cila ka kaluar në 25 milionë.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rënie të lehtë të investimeve, por duke mbetur në 11 milionë euro.

Sektori më i ‘nxehtë’ për investitorët e huaj duket se mbetet ai i pasurive të paluajtshme me 104 milionë euro të investuara, duke reflektuar një interes të lartë për ndërtim turizëm dhe blerje pronash.

Më pas vijnë aktivitetet financiare me 75 milionë euro, dhe industria nxjerrëse me 51 milione euro