FOTO+VIDEO/ Sezoni veror nis edhe në Pogradec! Inspektime dhe masa për plazhe të sigurta

Me nisjen e sezonit turistik, në Pogradec kanë filluar inspektimet në terren për zbatimin e ligjit mbi hapsirat publike në plazhe dhe për të frenuar çdo abuzim të mundshëm nga subjektet private.

Strukturat përgjegjëse po verifikojnë zbatimin e rregullave, ndërkohë që paralajmërohet ndërprerja e kontratave për çdo rast të zaptimit të padrejtë të plazheve publike.

Bashkia Pogradec ka marrë të gjitha masat për sigurinë në vijën breg-liqenore, duke vendosur kufij ujorë dhe roje plazhi në bashkëpunim me strukturat përkatëse.

Megjithatë, mbetet ende sfidë menaxhimi i rojeve nga subjektet private, të cilat janë të detyruara të garantojnë sigurinë e pushuesve në hapësirat që u janë dhënë me kontratë, por që në shumë raste nuk e respektojnë atë.

Pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet që ofron Pogradeci nga uji i pastër dhe i freskët i liqenit, te pastërtia e mjedisit dhe qetësia karakteristike e qytetit.

Për të disatin vit radhazi, bashkia ka vënë në dispozicion plazh publik me çadra falas, si dhe një hapësirë të posaçme për personat me aftësi të kufizuara.

Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit, me qëllimin për të garantuar pushime dinjitoze për qytetarët dhe për të ruajtur hapësirat publike.

FOTO+VIDEO/ Sezoni veror nis edhe në Pogradec! Inspektime dhe masa për