VIDEO/ Plazhi i Divjakës, hapësira të mëdha ranore dhe ujëra të pastra për pushuesit

Pushues të shumtë kanë zgjedhur që këto ditë me temperatura të nxehta t’i kalojnë në Divjakë.

Një plazh me hapësirën më të madhe ranore, që karakteristikë të tij ka ujërat e cekëta dhe të pastra.

Vija bregdetare e Divjakës ofron një plazh të sigurt për fëmijët, të cilët mund të luajnë në rërën e pastër.

Një bregdet i lirë prej dhjetëra kilometrash shfrytëzohet nga të gjitha grup-moshat për të bërë ecje apo vrapuar në ajrin e freskët.

Bashkia e Divjakës këtë vit ka zgjeruar hapësirën e plazhit publik, duke u dhënë mundësi pushuesve të frekuentojnë edhe zona, të cilat më parë ishin të pamundura për të qëndruar, duke bërë pastrimin dhe rregullimin e territorit.