Çollaku: Dosjet e hetimit ekspozojnë lidhjet mes politikës dhe kr*mit, Prokuroria disponon mijëra faqe materiale nga Franca

Në një analizë të thelluar mbi çështjet më të nxehta të drejtësisë shqiptare, gazetari Basir Çollaku komentoi në emisionin “Ora e Betit” zhvillimet më të fundit rreth dosjes “Metamorfoza” dhe lidhjet midis politikës, drejtësisë dhe botës së krimit.

"Janë disa episode të "Metamorfozës". Sot kishim vendim për disa nga të pandehurit.

Kemi të bëjmë mes lajmit, ligjit dhe se çfarë përfaqëson kjo lëndë. Nga 2015 në mars 2021 kur është sasia e thithur e materialit të përgjuar, të kopjuar, ne kemi të bëjmë me njerëz të inkriminuar, të cilët bisedojnë për vepra të rënda penale.

Cila është baza e komunikimit të tyre? Vrasja, trafik droge, pastrim parash. 

Kemi zyrtarë të drejtësisë, policisë, të pushtetit vendor dhe qendror, ministra e deputetë që bisedojnë me njerëz të botës së krimit.

Që këtu unë shoh që beteja me krimin ka një lloj prioriteti. Nëse do të kishim pasur një dashamirësi të legjislacionit, të Parlamentit shqiptar për të krijuar ato hallkat ligjore, përshtatjet ligjore etj, këta do kishin nxituar.

Kjo betejë ka hapur shtegun që kjo indicje të shkoj tek prova. Prokuroria e Posacme përsa kohë nuk ka 5-6 dosje të cilat janë ekspozuar publikisht, kemi këtë "Metamorfozën" që ka 1,2,3, kemi "Toyota Jaris", "Çyrbja", e Suel Çelës. Pra, këto 5-6 dosje të deritanishme për një periudhë 4-5 vjeçare.

Natyrisht aty janë me miliona faqe të tjera të ardhura nga Franca, ku është grupi hetimor, bashkë me belgët dhe hollandezët dhe kanë një numër të madh materialesh të sjellura, të cilat prokurorët i kanë në fazë, bashkë me BKH-në të verifikimeve, të veprimit për të shkuar tek prova, për ta veshur dhe me material tjetër hetimor. Nuk mund të shkosh 'lakuriq' në gjykatë", u shpreh Çollaku.