Bisedat në 'SKYECC'/ Gërdupi: Janë thjesht indicie, nga prokuroria janë marrë si gur themeli për ndërtimin e procesit
Avokati, Ili Gërdupi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se komunikimet në ‘Skyecc’ janë marrë nga ana e prokurorisë si gur themeli që ndërton të gjithë procesin kur në të vërtetë është një indicie.
Gërdupi: Nuk ka të bëjë thelbi i përdorshmërisë ose vlefshmërisë së provës.
Nuk është ky debati, ku diskutim pothuajse është shuar me vendimin e gjykatës Kushtetuese.
Por ka të bëjë me vlerën e paracaktuar që po i jepet kësaj prove.
Në gjykimet që janë deri tani kryesisht të lidhura me pjesën fazën paraprake të masave të sigurisë që janë përdorur në mënyrë të pjesshme por edhe në ato raste në të cilat ka shkuar procesi në gjykim kemi të bëjmë me një nga ana e prokurorisë dhe gjykatave i është dhënë një vlerë e paracaktuar këtyre provave.
Pra është konsideruar që në momentin që një person i cili në këto aplikacione identifikohet me një kod të posacëm, nuk është aty emër mbiemër siç mund të jenë në platforma të tjera sociale.
Në momentin që është identifikuar që një person ose prokuroria ka një dyshim që një person 'X' i pandehur është i lidhur me një kod të posacëm dhe ka marrë komunikimet që janë bërë me anë të këtij kodi.
Dhe në atë kod mund të jenë të shprehura vepra penale.
Nga ana e prokurorisë është marrë sikur ky komunikim është guri i themelit që fillon e ndërton të gjithë procesin, kur në të vërtetë ajo është një indicie.
