FOTOT/ Dështon sërish PROVIMI! Publikohen online tezat e Biologjisë dhe Ekonomisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2025, 11:04
Teksa kanë kaluar vetëm 30 minuta nga orari zyrtar i nisjes së provimit të lëndës me zgjedhje për maturantët, në internet është publikuar teza e Bilogjisë si dhe ajo e Ekonomisë.
Njësoj si me provimet më parë, atë të Anglishtes, Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, teza është bërë publike në rrjetin social Facebook duke vërtetuar edhe njëherë dështimin e Ministrisë së Arsimit e cila justifikohet gjithnjë se kjo gjë nuk ndikon në proces.

Teza e Biologjisë
Kujtojmë se Biologjia është një lëndë që zgjidhet nga maturantët që shpesh herë konkurojnë në Universitetin e Mjekësisë.

Teza e Ekonomisë
Janë rreth 27 mijë maturantë në të gjithë vendin që i nënshtrohen këtij provimi të fundit. Testi i cili ka nisur në orën 10:00 do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
