VIDEO/ Publikohen pamjet, momenti kur raketat iraniane bien mbi bazat amerikane në Katar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2025, 20:54
Janë publikuar pamjet e raketave iraniane që u drejtuan drejt bazave amerikane në Katar.
Në video, raketat duket se fluturojnë mbi një kantier ndërtimi, duke shkaktuar një sulm të koordinuar ndaj objektivave ushtarakë.
Pamjet amatore tregojnë qartë momentin e goditjes, ndërsa sipas raportimeve zyrtare, fatmirësisht nuk ka viktima nga ky sulm.
Ngjarja vjen në një kohë të tensionuar në rajon, duke shtuar shqetësime për sigurinë e bazave amerikane dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.
