Irani sulmon bazat e SHBA/ Shtuni: Nuk ishte e papritur, me 10 raketa s'mund të bësh gjë tjetër veçse teatër
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Adrian Shtuni në një intervistë në Ora News u shpreh se sulmi i Iranit ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme nuk ishte i papritur dhe se ky sulm ishte një teatër i Iranit për konsum të brendshëm.
Shtuni: Këto janë kronika të goditjeve të paralajmëruara.
Po flas që nga goditja e SHBA, nga kundërpërgjigjia e Iranit dhe do shohim ç’do ndodhë më mbrapa.
Por nuk është asgjë e çuditshme ose e habitshme ose e papritur.
Nëse flasim për këtë që sapo ndodhi tani, pati një goditje të një baze kryesore të SHBA në Lindjen e Mesme.
Është goditur me raketa balistike të rrezes së ulët dhe të mesme.
Nuk pati asnjë lloj dëmtimi, asnjë lloj humbje jete.
Është një bazë e cila mban diku tek 10 mijë personel ushtarak të SHBA.
Mesa lexova është goditur nga 10 raketa balistike.
Ajo është baza më e fortifikuar në Lindjen e Mesme.
Irani e dinte fare mirë që me 10 raketa nuk mund të bësh asgjë tjetër përveçse një teatër për konsum të brendshëm.
