Sulmi kamikaz në Siri, autoritetet arrestojnë disa individë që bashkëpunuan në ngjarjen që tronditi Damaskun

Autoritetet siriane njoftuan sot se kanë arrestuar individë “të përfshirë” në sulmin kamikaz ndaj një kishe ortodokse greke në Damask, i cili i mori jetën të paktën 25 personave.

“Forcat e sigurisë arritën të arrestojnë shumë kriminelë të përfshirë në sulmin ndaj kishës së Profetit Elia”, gjatë një operacioni pranë Damaskut, njoftoi Ministria e Brendshme në Telegram.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Anas Khattab, operacioni u krye kundër “vendndodhjeve kryesore të organizatës terroriste Shteti Islamik”.

Më herët presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa njoftoi të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin kamikaz në një kishë ortodokse në Damask, do vendosen para drejtësisë.