Mediat shtetërore iraniane: Ka nisur operacioni "Shpallja e fitores"! Irani sulmon me raketa edhe bazat amerikane në Irak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2025, 19:17
Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit ka thënë se sulmi me raketa që sapo u raportua është një operacion i quajtur "shpallja e fitores".
Raketat kanë synuar bazat amerikane në Katar dhe Irak, sipas raportimeve.
Burime ushtarake i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se sistemi i mbrojtjes ajrore është aktivizuar në bazën ajrore Ain al Asad në Irak.
Irani kishte kërcënuar më parë se do të hakmerrej kundër SHBA-së pas sulmeve në centralet e saj bërthamore gjatë fundjavës.
