Shefi i IAEA-së, Grossi thërret një takim urgjent të organit mbikëqyrës bërthamor

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi ka thirrur një takim të posaçëm të organit mbikëqyrës bërthamor pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran.

“Në kuadër të situatës urgjente në Iran do të thërras nesër një takim urgjent të Bordit të Guvernatorëve të IAEA-s”, shkroi sot Grossi në platformën X. Sipas gjetjeve fillestare nga IAEA, nuk është liruar asnjë rrezatim jashtë objekteve gjatë sulmeve.

SHBA-ja sulmoi gjatë natës – përkrah Izraelit – objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit – të cilat sipas presidentit të SHBA-së Donald Trump – ishin shkatërruar plotësisht. Midis tyre ishte edhe vendi i pasurimit të uraniumit nëntokësor “Fordow”.