''Kemi shkatërruar programin bërthamor të Iranit'', Pentagoni jep detaje për sulmin e SHBA: Shtatë bombardues B-2 morën pjesë në operacion

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Gjenerali Dan Caine, shefi i Shefave të Shtabit, kanë informuar mediat në lidhje me sulmet amerikane në Iran.

Kjo është hera e parë që Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Dan Caine, dolën para gazetarëve në sallën e konferencave të Pentagonit, pas sulmit në Iran.

Hegseth e nisi fjalën e tij duke shprehur fjalët më të mira për presidentin Donald Trump.

Ai e cilësoi operacionin e Trump-it ‘i guximshëm’ dhe ‘i shkëlqyer.’

Hegseth tha se sulmet amerikane ndaj Iranit përfshinë edhe ‘shpërqendrim’ ose ‘mashtrim.’ Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjenerali Dan Caine, dha edhe emrin e operacionit: ‘Çekiçi i Mesnatës’.

Ai e quajti atë një ‘mision shumë të klasifikuar, me shumë pak njerëz në Uashington që dinin detajet e planit.’ Gjenerali Caine tha se bombarduesit B-2 u nisën nga Shtetet e Bashkuara.

‘Urdhri që morëm nga komandanti ynë i përgjithshëm (presidenti Donald Trump) ishte i qartë, i fuqishëm dhe i saktë’, tha Hegseth.

‘E kemi shkatërruar programin bërthamor të Iranit, por duhet theksuar se operacioni nuk ka pasur në shënjestër trupat iraniane apo popullin iranian.

Falë udhëheqjes së guximshme dhe vizionare të presidentit Trump dhe përkushtimit të tij për paqen përmes forcës, ambiciet bërthamore të Iranit janë asgjësuar’, shtoi ai.

‘Presidenti Trump ka thënë jo armëve bërthamore. Ai dëshiron paqe dhe Irani duhet të ndjekë këtë rrugë’, përfundoi Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Gjenerali Caine u shpreh thotë se vetëm një numër i vogël ‘planifikuesish dhe drejtuesish kyç’ ishin informuar për planet.

Ai thotë se shtatë bombardues B-2 morën pjesë në një fluturim 18-orësh drejt zonës së objektivit.

Pasi bombarduesit hynë në hapësirën ajrore iraniane rreth orës 17:00 me orën lokale (22:00 sipas orës së Britanisë), një nëndetëse amerikane lëshoi ‘më shumë se dy dhjetëra’ raketa lundruese Tomahaëk ndaj ‘objektiva kyç’ në objektin bërthamor të Isfahanit.

Caine fillon duke përshkuar atë që ndodhi gjatë sulmeve të natës ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe falënderon personelin ushtarak që mori pjesë në këtë sulm.

Caine thotë se të tre objektivat e infrastrukturës bërthamore iraniane u goditën midis orës 18:40 me orën e SHBA-së Lindore (23:40 sipas orës së Britanisë) dhe 19:05 me orën Lindore (00:05 BST).

Ai shton se raketa Tomahaëk ishte goditja e fundit në Isfahan, për të siguruar që SHBA të ruante ‘elementin e befasisë.’

‘Duket se sistemet raketore tokë-ajër të Iranit nuk na panë,’ thotë ai, duke shtuar se gjatë misionit, SHBA nuk ishte në dijeni për ndonjë të shtënë ndaj grupit gjatë largimit të tyre.

Gjenerali i Forcës Ajrore dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Dan Caine, thotë se do të duhen pak kohë për të vlerësuar plotësisht shkallën e dëmeve që ka pësuar Irani.

‘Rezultati përfundimtar i dëmeve të betejës do të marrë pak kohë, por vlerësimet fillestare tregojnë se të tre objektivat kanë pësuar dëme dhe shkatërrim jashtëzakonisht të rëndë,’ tha ai.