PAMJET/ Sarandë, dy automjete përplasen mes tyre, 20-vjeçarët e plagosur transportohen në spitalin rajonal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2025, 11:32
Një aksident ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.
Sipas informacionit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 ku dy automjete, njëra “Audi” SQ5 me targa AB531SZ dhe automjeti tjetër “Toyota” Yaris me targa AB956SG, u përplasën mes tyre.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht Dilaver Halo dhe Rikardo Bello, të dy të moshës 20 vjeçare të cilët u transportuan menjëherë në spitalin e Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë larguar.
Ndërkohë mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, kurse Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen.
PAMJET NGA AKSIDENTI


