PAMJET/ Ndalohet 72-vjeçarja e “Exchange” që jepte lekët “e krimit” me fajde. I sekuestrohen qindra mijëra euro

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Hidden Funds”.

U ushtrua kontroll ne subjektin "Albcredits shpk" me administratore shtetasen Ermira Korça 72 vjeçe dhe ne subjektin e saj u gjenden rreth 500.000 Euro(pasi jane valuta te ndryshme) per te cilat deklaron se nje pjese jane lene ne ruajtje për persona të tjerë

“Nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj (exchange), me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, procedohet në gjendje të lirë pronarja e subjektit.

Sekuestrohen rreth 500 000 euro , të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Si rezultat i një hetimi, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.

Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

PAMJET/ Ndalohet 72-vjeçarja e “Exchange” që jepte