"Khamenei është Hitleri modern," Katz: Lideri i Iranit nuk duhet të vazhdojë të ekzistojë!

Duke vizituar vendin e sulmit me raketa të mëngjesit të sotëm në Holon, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është Hitleri modern dhe nuk mund të vazhdojë të ekzistojë.

“Një diktator si Khamenei, i cili drejton një vend si Irani dhe e ka bërë shkatërrimin e Shtetit të Izraelit qëllimin e tij të deklaruar, ky qëllim i tmerrshëm i shkatërrimit të Izraelit, nuk mund të lejohet të vazhdojë ose të materializohet”, tha ai para mediave.

Skenën që pa në Holon ministri e krahasoi me Holokaustin. Ai tha se Khamenei është një njeri që ka qëndruar në krye të një kombi të fuqishëm për dekada të tëra dhe ka ndikim të madh ideologjik. Sips tij ai e përdor këtë dhe thotë hapur se mbështet shkatërrimin e Izraelit. 

"Ai mobilizon të gjitha burimet e disponueshme, madje edhe në kurriz të popullit të tij, për këtë qëllim. Dhe sot ne shohim prova se ai personalisht po jep urdhrin për të qëlluar spitalet dhe ndërtesat e banimit. Këto [sulme të përsëritura me raketa mbi objektiva civile] nuk janë një devijim statistikor që mund të shpjegohet - ai e sheh këtë si pjesë të misionit për të shkatërruar Shtetin e Izraelit," tha ai.

Katz u shpreh se objektivat e luftës janë eliminimi i kërcënimit bërthamor, eliminimi i burimeve të shkatërrimit dhe neutralizimi i kërcënimeve me raketa. Brenda këtij kuadri, IDF është udhëzuar dhe e di se për të arritur të gjitha objektivat që Khamenei të mos të vazhdojë të ekzistojë më.