Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe BM-së do të takohen me homologun iranian
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dhe homologët e tij në Francë dhe Britaninë e Madhe kanë planifikuar të takohen sot me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi në Gjenevë.
Fillimisht, Wadephul kishte planifikuar të udhëtonte në Lindjen e Mesme në Liban, Siri dhe Izrael menjëherë pas fillimit të sulmit të Izraelit ndaj Iranit të premten.
Në vend të kësaj, ai udhëtoi në Arabinë Saudite, Katar dhe Oman për bisedime mbi konfliktin. Qeveria në Oman, në veçanti, ka kontakte shumë të forta me Teheranin.
Me këtë takim, Wadephul synon të koordinojë një iniciativë që përfshin të ashtuquajturin shteti E3 – Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe – të cilët kanë negociuar me Teheranin për programin e tij bërthamor për vite me radhë, si dhe me shtetet fqinje arabe, për të arritur një zgjidhje diplomatike për luftën.
Për gati dy muaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë negociuar nën ndërmjetësimin e emiratit të Gjirit të Omanit – përpara se Izraeli të niste një sulm të madh ndaj Iranit të premten, duke shënjestruar objektet bërthamore, instalimet ushtarake dhe vendet në qytetet e mëdha.
Irani është përgjigjur me sulme intensive raketore kundër Izraelit.

