Ministri Reshetnikov: Rusia është në prag të recesionit!

Ministri rus i Ekonomisë, Maxim Reshetnikov gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut u shpreh se ekonomia e vendit është në prag të recesionit.

Rusia uli normat e interesit këtë muaj për herë të parë që nga viti 2022, duke i ulur kostot e huamarrjes në 20% nga 21%. Por për muaj të tërë bizneset janë ankuar për normat e larta të interesit që pengojnë investimet dhe rritja ekonomike ka filluar të ngadalësohet.

Ministri u shpreh se sipas treguesve të biznesit, i duket se janë tashmë në prag të recesion. Në të njëjtën seancë, drejtuesja e bankës qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina, tha se ngadalësimi aktual i rritjes së PBB-së është një mënyrë për të dalë nga situata.

Alexander Vendyakhin, zëvendësdrejtori i parë ekzekutiv i bankës më të madhe të Rusisë, Sberbank, i tha Reuters në një intervistë këtë javë se politika monetare e shtrënguar krijon rreziqe të shtuar dhe se norma interesi shumë më të ulëta prej 12% deri në 14% do të ishin të pranueshme për të rifilluar huadhënien për investime.