Kavajë/ Dh*noi babain dhe dëmtoi ambientet e Komisariatit, arrestohet 35-vjeçari
Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kavajë, pas ushtrimit të dhunës fizike ndaj babait të tij dhe dëmtimit të ambienteve të Komisariatit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit E. B., banues në Kavajë, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij.
Pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit, shtetasi në fjalë ka dëmtuar një tavolinë në dhomën e shoqërimit, duke shtuar një tjetër shkelje në ngarkim të tij.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit, në ambientet e Komisariatit, ka dëmtuar tavolinën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. B., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur nga mbrapa automjetin e Policisë, duke shkaktuar dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin H. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset R. J., 46 vjeçe dhe G. J., 22 vjeçe, të dyja banuese në Durrës, pasi janë konfliktuar me shtetasen A. Ç., për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

