Nis seanca në GJKKO në ngarkim të Leonard Dukës, i akuzuar për vra*jen e Santiago Malkos
Nis seanca në GJKKO në ngarkim të Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos.
Avokatja e Leonard Duka: Blendi Teta dha deklarime para gjykatës dhe dha detaje te reja me rëndësi për këtë gjykim.
Së pari, gjatë pyetjes së Blendi Teta, prokurori e ka marrë në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë.
Kjo është në shkelje të ligjit. Cilët kanë qenë policët që e shoqeruan Blendi Tetën në sallat e GJKKO?
Prokurori i ka kërkuar të mos japë deklarime para togave të zeza. Kërkojmë te thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ja këkroi shoqerimin e Blendi Tetës në nje tjetër sallë? Kërkojmë nga gjykata të bëhet një verifikim i thënieve të Blendi Tetës.
Në lidhje me provat e reja të paraqitura nga prokuroria, ato kanë ardhur në formë emaili nga autoritetet franceze jo si dokument.
Për kodet e SKY ECC, kërkojmë të dijme nëse kodi i Sky ecc që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo disa?
Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj nëse janë përdorues të sky ecc apo në rast se i qendrojnë provave të siella nga organi i qkzuës. Kërkoimë të thirret edhe Muhamed Duka, babi i Leonard Dukës të japë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar.
Prokurori Behar Dibra: Kërkesat i shoh të pabazuara dhe të pambështuetura sa i përket ketij gjykimi. Për pretendimin e avokatës për kontaktimin tim me Blendi Tetës, është e vërtetë qe e kam kontaktuar. Nuk ka asnjë pengesë ligjore këtu.
Tjetra, mënyra e identifikimit të aplikacionit sky ecc, është ajo e policëve gjyqsorë nuk ka ndonje menyrë tjetër.
Për thirrjen e personave për të dhëmë deshmi, nuk dihet akoma fati i Ervis Martinajt , vendndodhja e tij per më tepër. Disa prej tyre që kërkohen ng a avokatja janë pjesë e këtij gjykimi. Leonard Duka mund të dëshmojë patjetër. Të tjerët janë të pabazuar.
Gjykata e Posacme vendos rrëzimin e kërkesës për thirrjen e punonjësve të policisë në këtë proces. Gjykata konstaton që është shpjeguar në sallë nga i pandehuri dhe prokurori që janë takuar.
Gjykata: Është e panevojshme për ketë proces për verifikimin e thënieve të Blendi Tetës.
Për letërprositë per sky ecc, gjykata konstaton që aktet janë marrë në kuadër të nje procedimi tjetër. Janë bërë letër porosi në kuadër të dy procedimeve.
Për thirrjen e personave të kërkuar në cilësinë e dëshmitarëve, gjykata thotë se në momentin qe do ketë njoftim nga policia për kapjen e tyre atherë mund të paraqiten për të deshmuar. Për Ervis Martinaj etj, nuk ka të dhëna për vendodhjen e tyre.
Ndërsa për Muhamet Dukën gjykata pranon kërkesën e mbrojtjes që të paraqitet në cilësinë ë dëshmitarit.
Date 24 qershor ora 09.00 seanca e radhes
