EMRI/ Nuk kishte licensë të arsimit fillor, procedohet penalisht drejtoresha e një shkolle private në Lezhë

Klementina Shahini, Dr. e Shkollës "Lezha Academik Center", është proceduar penalisht pasi drejtonte shkollën private pa licensë për arsimin fillor.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. N., 44 vjeç, banues në Rubik, pasi u kap në flagrancë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. Sh., 66 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi drejton një shkollë private dhe nga verifikimet rezultoi se nuk ka liçensë për arsimin fillor.

Gjithashtu, dyshohet se 66-vjeçarja bënte punësime sezonale të stafit pedagogjik, me periudha 3-4 mujore dhe nuk i deklaron si punësime të ligjshme duke shmangur detyrimet tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.