Policia e Burgjeve: 67 kandidatë testohen për postet drejtuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2025, 18:07
Në Tiranë u zhvillua testimi me shkrim për ngritje në gradë për punonjësit e Policisë së Burgjeve që aplikuan për gradën “Nënkomisar”.
Sipas njoftimit të Policisë së Burgjeve, 67 kandidatë iu nënshtruan procesit të vlerësimit sipas kritereve të përcaktuara në kuadër të konkurrimit për gradë më të lartë.
Testimi u zhvillua për të plotësuar 18 vendet vakante që kishte sistemi penitenciar për gradën e nënkomisarit.
Policia e Burgjeve publikoi në rrjete sociale listën me pikët e marra nga kandidatët në këtë testim.

