"Qëllimi ynë nuk është ndryshimi i regjimit në Iran!", Ministri i Jashtëm izraelit: Duam të dëmtojmë planin për të eliminuar shtetin tonë

LINDJE E MESME- Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar, thotë se ndryshimi i regjimit në Iran nuk është objektivi i veprimit ushtarak të IDF-së.

Sipas tij kjo mund të jetë rezultat i tij, por nuk është objektivi kryesor.

Komentet u bënë gjatë një vizite në qytetin qendror izraelit të Rishon Lezion, i cili u godit nga sulmet ajrore iraniane.

Sa'ar u tha gazetarëve të mbledhur atje se Izraeli kishte tre objektiva kryesore.

"Para së gjithash, të dëmtonte rëndë programin bërthamor [të Iranit], ne nuk kemi mbaruar me këtë.

Ne ende kemi objektiva", tha Sa'ar, duke pretenduar se avionët luftarakë të Izraelit tani kanë epërsi në hapësirën ajrore iraniane.

Ai thotë se objektivi i dytë i Izraelit është të “dëmtojë rëndë programin e raketave balistike të regjimit iranian” dhe së fundmi të “dëmtojë rëndë planin për të eliminuar shtetin e Izraelit”.